Publicisti Gani Mehmetaj ka reaguar pasi në disa pjesë të shtëpisë së qytetarit nga Vushtrria, Sabit Musliu janë vizatuar disa shenja të stemës së Kishës Ortodokse Serbe.
Ky simbol me 4 C, është vizatuar edhe në kohë të luftrave në shtëpitë e shqiptarëve, e që do të thotë “vetëm bashkimi i shpëton serbët!”.
Musliu sipas nacionale po dyshon se këto vizatime në shtëpinë e tij erdhën pasi iu bashkua lëvizjes për braktisjen e fesë islame.
Për këtë arsye publicisti Mehmetaj po pyet se a ka kush iu del zot shqiptarëve në Vushtrri.
Kjo pasi sipas tij, në këtë qytet me rrethinë “minoritarët aziatikë-mercenarë, janë shumë agresivë, të lidhur me islamin radikalë”
Postimi i plotë:
A ka kush që u del zot shqiptarëve në Vushtrri?
Në Vushtrri e paskan sulmuar e kërcënuar një familje shqiptare që e braktisi islamin. Me dhunë e kërcënime duan ta mbajnë? Kush është prapa sulmuesve?
Në Vushtrri me rrethinë qe nga koha e turkut e të Serbisë minoritarët aziatikë-mercenarë, janë shumë agresivë, të lidhur me islamin radikalë.
A ka kush që u del zot shqiptarëve?