Media ka raportuar sot për një aksident që ka ndodhur me fatalitet në fshatin Sekiraçë të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një biçiklist, për pasojë, drejtuesi i kësaj të fundit, ka humbur jetën.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Ahmeti.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/November/06/auto_Untitled-design-2023-11-06T164900.2361699286503.jpg)
Media mëson se tashmë i ndjeri që ka humbur jetën është Sabri Aliu.