Kurti: Punët nuk po ndalen, vazhdojmë me investimet në trashëgimi kulturore

Aktuale

Kurti: Punët nuk po ndalen, vazhdojmë me investimet në trashëgimi kulturore

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 19:23
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka prezantuar investimet që janë bërë në trashëgiminë kulturore.

Kurti tha se përmes këtyre investimeve mbrohet e kaluara, sigurohet e ardhmja.

Ai theksoi se “punët nuk po ndalen”.

“Ndërtesat shumëshekullore që pasqyrojnë aftësitë artizanale të mjeshtërve tradicional po mbrohen dhe rijetësohen me kujdes, përkushtim e profesionalizëm”, tha Kurti.

“Hamami i Gazi Mehmed Pashës, e komplekset e banimit të familjeve Sokoli, Dorambari e Bardhi, disa nga kryeveprat e arkitekturës tradicionale, nga rreziku për shkatërrim i shndërruam në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat