Një medium nga Shqipëria e ka publikuar një dokument, që pretendohet se paraqet faqen e parë të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i dorëzuar kryeministrit, Albin Kurti, nga emisarët euro-amerikanë, para pak kohësh.
Një burim nga Qeveria dhe një nga Presidenca e Kosovës e kanë konfirmuar për Dukagjinin se kjo e përbën faqen e parë të draft-statutit të vërtetë ka njoftuar moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri.
E kjo u kritikua nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka thënë se ky draft-statuti i referohet Marrëveshjes së vitit 2013. Pra “Zajednicës” siç i referoheshin aktivistët e VV-së dhe kryetari i saj, Albin Kurti.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/November/06/auto_gtrgtrgrt1699307840.jpg)
Mehmetaj ka shtuar se Kurti asnjëherë nuk ka pasur qëllim ndaljen e themelimit të “Zajdenicës” e as të Demarkacionit, por qëllimi i tij ka qenë pushteti.
“Siç po e shihni, draft-statuti i referohet Marrëveshjes se Vitit 2013, pra Zajednices. Kurti asnjëherë s’ka pasur qellim ndaljen e Zajednices, as te Demarkacionit. Qëllimi përherë ka qene pushteti. Pushteti pra si qellim. Pushtet për hir te pushtetit, asgjë tjetër. Po viktimat si Astrit Dehari? Eh, këto viktima veç mjete”, ka shkruar Mehmetaj.