Po raportohet se është marrë nga Gjykata Speciale, Sadik Halitaj.
Njoftimi është dhënë nga OVL-UÇK-Nëndega Mushtisht.
Ata kanë uruar që ai të lirohet shpejtë.
Njoftimi i plotë:
Marrjet për në Hagë vazhdojnë!
Sot më 07 nëntor 2023 e morën komandantin e ZOP Sadik Halitjaha!
Kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata!
Urojmë të ia dal për së mbari komandanti që kurrë në jetë nuk njohu dështim!
Si në luftë ashtu në paqe përherë gardian i atdheut!
I urojmë shendet vullnet dhe suksese në këto pëballje të padrejta e të pabarabarta!
Urojmë dhe shpresojmë të dalësh sfidues dhe me nder!
Njoftojnë familjarët!