Hasanpapaj për draftin e Asociacionit: Nuk është problem se kur do publikohet, por se a është ky draft final

Aktuale

Hasanpapaj për draftin e Asociacionit: Nuk është problem se kur do publikohet, por se a është ky draft final

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 17:41
Bardhyl Hasanpapaj

Juristi, Bardhyl Hasanpapaj në lidhje me draft-statutin e Asociacionit ka thënë se nuk është problemi se kur do të publikohet por se a është ai drafti që është parë drafti final.

Ai ka thënë se problematika është se a do të jetë drafti i negociueshëm apo jo.

“Duhet ta dimë ky draft që po shihet a është drafti final, atëherë një ditë kur do të publikohet e shohim a është i mirë apo i keq”, ka thënë Hasanpapaj.

Sipas tij, nuk është shumë me rëndësi kur ky draft do të publikohet, pasi publikimi i tij nuk do e ndryshonte përmbajtjen nëse janë marrë vesh palët për draftin final.

“Këtë draft se ka publikuar BE-ja, as Kosova e as Serbia, tregon që palët janë marrë vesh të mos publikohet. Mund të mbahet edhe paksa i fshehtë, në mos sot e nesër do të publikohet herdokurdo”, ka vijuar Hasanpapaj.

Hasanpapaj ka thënë se me sa po trumbetohet nga qeveria Kurti ky draft po shihet si avancim i madh dhe se nga AAK-ja u tha që ky draft është hap i mirë për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat