Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbresha Kryeziu-Hyseni ka folur sot për vizitën dhe takimet që emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, ka pasur me partitë opozitare.
E pyetur për draftin e BE-së për Asociacionin, ajo ka thënë se deri më tani e kanë parë kryeministri, presidentja Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, duke shtuar edhe përfaqësuesit e partive opozitare sot.
Kryeziu-Hyseni ka thënë se meqë Drafti është ndarë me Ramush Haradinajn, i cili edhe e ka pranuar, atëherë sipas saj ai është ndarë me të gjithë njësoj.
“Nuk besoj që është momenti i duhur që ky dokument të ndahet në palët e treta. Do të ketë moment të përshtatshem kur ky dokument të bëhet publik. Deri më tani e kanë parë presidentja dhe Kryetari i Kuvendit. Besoj që meqë është ndarë me njërin prej tyre[Ramush Haradinajn], është ndarë me të gjithë njësoj”, ka thënë ajo.