Kërcënimi i kryeopozitarëve: Si duhet të ruhen Abdixhiku e Krasniqi?

Aktuale

Kërcënimi i kryeopozitarëve: Si duhet të ruhen Abdixhiku e Krasniqi?

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Me veturën e partisë u pa të shkonte për takim me Miroslav Lajçakun.

Një ditë pas raportimeve se kryetarit te Partisë Demokratike të Kosovës, i është ofruar mbrojtja e afërt, Memli Krasniqi nuk u pa i shoqëruar nga policia.

Vetë Krasniqi, tha se nuk ndihet i rrezikuar, por se iu beson organeve të rendit për rrezikun që mund t’i kanoset nga faktorë serbë.

Edhe kreu i Lidhjes Demokratike u mor nën mbrojtje, por Lumir Abdixhiku sipas nënkryetarit Lutfi Haziri nuk i prishi planet.

Ndërkohë Tomor Avdija ekspert i protokollit, thotë se praktikat e tilla gjithnjë i vendos policia e veç agjendës, mund të ketë edhe kufizime të tjera.

Gjatë së martës u raportua se mbrojtje e afërt i është ofruar edhe ministrit për Kthim Nenad Rashiq, por diçka e tillë nuk u konfirmua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat