Halil Matoshi e Blerim Gashi janë dy emra të përveçëm që vazhdimisht përplasen me njëri-tjetrin.
Bindjet e ndryshme dhe interpretimet antagoniste, bëjnë që Matoshi e Gashi shpesh të debatojnë ashpër në emisionin “Politiko”, ku ata janë analistë të përhershëm.
Edhe këtë mbrëmje, pra të martën e 7 nëntorit, Matoshi e Gashi kanë pasur qëndrime të ndryshme rreth Asociacionit dhe mungesës së transparencës nga ana e Qeverisë Kurti rreth draft-statutit të Asociacionit.
Matoshi e Gashi kanë përdorur disa fjali ironike ndaj njëri-tjetrit, gjë e cila e ka bërë të qeshë në prapavijë analistin Krenar Shala.
Për më shumë, dëgjojeni debatin mes Matoshit e Gashit dhe të qeshmen e Shalës në videon e mëposhtme: