Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë pune në Singapor, ku është takuar me Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.
Osmani ka thënë se të njëjtin e ka uruar për marrjen e detyrës dhe se kanë pasur një diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
“Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë!
Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik. ”, ka shkruar Osmani.