Gjatë dëshmisë së tij, Gjergj Dedaj tha se një pjesë e mediave në Kosovë prodhojnë dhe sajojnë aktakuza dhe fyerje.
Deklarata e Dedajt erdhi pasi avokati i Thaçit, Luka Misetic pyeti dëshmitarin se pse ndryshuan deklaratat e tij të mëparshme me atë që ai po thotë ditët e fundit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në deklaratat e fundit, Dedaj kishte thënë se kishte motive hakmarrëse për deklaratat që kishte thënë lidhur me rastin në Baicë, ndërsa Misetic pyeti se kush ishte motivi.
“Mediave se mediat në Kosovë një pjesë e tyre janë fakt ato që prodhojnë dhe sajonë aktakuza e fymje sikur kudo edhe Ballkan posaçërisht. Në rastin e ndalimit tim unë kam pas një idhnim se unë kam qenë një person publik dhe me gjithë zemër dhe gjithë shpirt jam angazhu për lirinë e Kosovës”, u përgjigj Dedaj.
Avokati Misetic prezantoi edhe një dokument të mbledhjes së kryesisë së Partisë Liberale në Kosovë pas ngjarjes në Qirez të cilën Dedaj ia kishte dhënë Zyrës së Prokurorit të Specializuar në seancën përgatitore.
“Pas një bisedë me popull dhe qëllimet humanitare që kishim jemi legjitimu dhe kanë dashur të dinë se çfarë kemi diskutura se mos gjeja kemi kërkuar për dorëzim të armëve po ashtu pasi kanë verifikuar diskutimin tonë i kanë liruar gazetarët dhe femrat kurse 13 të tjerëve na kanë ndaluar na kanë dërguar në një vend të panjohur për një ku janë sjellë në mënyrë dinjitoze”, thuhej në këtë letër.
Misetic e pyeti Dedajn nëse ka pasur frikë që t’i tregojë kryesisë atë se çfarë kishte ndodhur, gjë të cilën e mohoi ky i fundit.
Ndryshe, ky dokument që Dedaj i kishte dhënë ZPS-së u pranua si provë materiale.ëshmia e Gjergj Dedajt në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon me prezantimin e konferencën për shtyp të delegacionit pas vizitës në Qirez me 1998
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po e vazhdon dëshminë e tij dëshmitari Gjergj Dedaj në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Në pyetje këtë dëshmitarë është duke e marrë mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit, Luka Misetic, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht, Misetic kërkoi që të paraqes konferencën për shtyp të 23 shtatorit 1998 të delegacionit të partive politike shqiptarë pas vizitës në Qirez dhe pas ngjarjes në Baicë.
Në këtë konferencë, Gjergj Dedaj tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë interesuar për aktivitetin e tyre politik.
Ndër tjerash, Dedaj kishte thënë se nuk kishte qenë i kërcënuar ndërsa sipas tij atë kohë kishte thënë se ndalesa e tyre ishte e pakuptimtë.
“Interesimi i tyre në radhë të parë ishte se pse nuk e kemi paralajmëru vizitën që mendoj se ne nuk do të paralajmërojmë vizitat se ku do të shkojmë asnjëherë dhe do të shkojmë edhe në territoret tjera sepse e kemi obligim të shkojmë tek njerzit tonë, tokat tona, trevat tona. Nuk kemi qenë të kërcënuar në kuptimin e fjalës kërcenim. Mendoj që ndalesa sipas menimit tim ishte e pa kuptimtë. S’ka pas arsye që ne te ndalohemi përderisa ne ishim të gjithë persona publik domethënë ishim njerëz që për aktivitetin tonë, punën tonë domethënë e dinte i gjithë opinioni dhe kemi punu në mënyre legale, prandaj ne nuk kishim shkuar që të bëjmë asnjë lloj propagande, as politike, as partiake, as kundër UÇK-së as kundër UÇK-së”, kishte thënë Dedaj në këtë konferencë.