Musliu-Shoshi për Asociacionin: Është çështje unilaterale, Serbia nuk duhet të ketë detyrim mbi këtë marrëveshje

Aktuale

Musliu-Shoshi për Asociacionin: Është çështje unilaterale, Serbia nuk duhet të ketë detyrim mbi këtë marrëveshje

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:36
Ariana Musliu Shoshi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian të martën ka mbajtur takim edhe me krerët e partive opozitare.

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi tha se kjo vizitë e Lajçakut vie pas paqartësisë së raportimit të Kurtit në Kuvend për Asociacionin.

Musliu-Shoshi tha se Lajçaku ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Qëllimi i vizitave është që të arrihet një marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kjo vizitë është më e shpejtë se sa të tjerat se patëm një raportim të Kurtit në Kuvend ku nuk patë qartësi se çka përmban marrëveshja për Asociacionin”., tha ajo për front online.

Një draft-statut iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesi i BE-së e SHBA-së.

Deputetja e PDK-së tha se opozita s’ka dijeni për përmbajtjen e draft-statutit.

Musliu-Shoshi thotë se draft-statuti duhet të jeta pa kompetenca ekzekutive.

“Duhet një koordinim me opozitën që të dimë se çfarë kompetenca ka ky statut, duhet të jetë pa kompetenca ekzekutive bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e vitit 2015 dhe e përkrahim por nëse do të ketë kompetenca ekzekutive pa njohje de-jure e de-facto nga Serbia atëherë shteti jonë vetëm humb nëse ka një Asociacion me kompetenca ekzekutive. Kurti e ka pranuar se nuk është në pikëpyetje se a do ta bëjë Kurti Asociacionin por çfarë përmban ky statut i ri i Asociacionit nuk e dimë”, theksoi deputetja.

Ajo tha se çështja e dialogut, që nga ardhja e Kurtit në pushtet, është në terr informativ.

“Serbia është agresori edhe sot organizon sulme terroriste mbi republikën tonë, dialogu dhe bashkëpunimi me aleatët qëllim kryesor duhet të kenë njohje de-jure nga Serbia. Jemi në terr informativ për çështjen e dialogut që nga dita e parë që Kurti është bërë kryeministër, vetëm me këtë çështje po merret ai”, thotë Musliu-Shoshi.

Deputetja Musliu-Shoshi thotë se Serbia nuk duhet të ketë detyrim mbi marrëveshjen.

Jemi shtet sovran që kemi obligime ndërkombëtarë që duhet të implementohen, çështja e Asociacionit është më shumë unilaterale se bilaterale. Në asnjë mënyrë Serbia nuk duhet të ketë detyrim mbi këtë marrëveshje, kjo është punë e Qeverisë se e dakordon si e ka përmbajtjen ky Asociacion gjithmonë me aleatët ndërkombëtarë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat