Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imerit përmes një postimi në Facebook, thonë se, për zvogëlimin e opozitës fajet i kanë Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Kjo familje shkruan se, këta tashmë kanë mbetur të vegjël, ndërsa shtojnë se tash edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po kërkon ndihmë nga krimineli i luftës Sheshel.
Postimi i plotë:
-Presidente dhe Kryministër e dime që jeni n'hall'😜 me opozitarët e vegjel, fajet i keni vet i zvogëluat tej mase
- janë aq të vegjël sa as me u grrithë nuk po mujnë..
-edhe kjo bani vaki; lexojmë që presidenti serb kërkon ndihmë nga një kriminel lufte siç është Shesheli..
_ a nuk është ky një fakt që tregon qartë se në çfarë pozite keni vënë presidentin serb?
- fati i Kosovës është se tash në këto momente të rëndësishme republikën e drejtojnë njerëz me duar të pastërta
- një fenomen politik ka ndodhur në Kosovë këtë po e shohim çdo ditë kur opozita nuk është as opozitë se është zvogëluar tej mase ..
-LDK-ja nëse mendon ndryshe nga këto dy partitë banda PDK-AAK ka mundësi me u ringjallë,
- nëse mendon si ato do të pësojë edhe më keq në zgjedhjet e ardhshme..