Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë. (Ora 09:00)
Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës (Ora 10:00)
Kosovo Challenge Fund (KCF) mban ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim profesional. (Hotel Emerald, salla Strauss, ora 11:00)
Mbahet debati me temën “Një vit pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës – çfarë fituan dhe çfarë humbën”?. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku do të vizitojnë Ambulatën e Mjekësisë Familjare në Bardhosh pas renovimit të tërësishëm që i është bërë objektit. (Ora 12:00)
Shënohet udhëtari i 3 milionët për herë të parë brenda vitit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. (Nga ora 15.30-16:30)