Në veri nuk po ndalen incidentet.
Dje, Policia ka ndalur një veturë ku u gjetën 11 emigrantë.
Sipas Policisë “i njëjti pasi i ka zbritur migrantët me veturën e tij është larguar vrullshëm me ç’rast i ka rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit”.
“Leposaviq 08.11.2023 – 01:00. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në veturë i janë hasur 11 persona migrantë, po i njëjti pasi i ka zbritur migrantët me veturën e tij është larguar vrullshëm me ç’rast i ka rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit.
Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore nga te gjitha njesitet relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë.