Hovenier: E pavend histeria lidhur me kushtetutshmërinë, drafti i propozuar i plotëson kriteret e kërkuara nga SHBA

Aktuale

Hovenier: E pavend histeria lidhur me kushtetutshmërinë, drafti i propozuar i plotëson kriteret e kërkuara nga SHBA

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 10:50
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës”.

Në një konferencë për media, ambasadori Hovenier përmendi “histerinë lidhur me kushtetutshmërinë”, duke thënë se draft-statuti i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë është hartuar me kujdes.

“E gjithë histeria lidhur me kushtetutshmërinë nuk na duket me vend, sepse është bërë punë me kujdes në hartim të draftit”, tha Hovenier.

Hovenier tha se draft-statuti i propozuar i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga SHBA-ja, ndërsha theksoi se Aosciaiconi “duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese” dhe se “nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive” e as “nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit”.

“Ne besojmë se ky draft që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës i plotëson të gjitha këto kritere dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha Hovenier.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat