Haradinaj në takim me Hovenierin konfirmon qëndrimin e AAK-së në mbështetje të planit franko-gjerman

Aktuale

Haradinaj në takim me Hovenierin konfirmon qëndrimin e AAK-së në mbështetje të planit franko-gjerman

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 17:25
Jeffrey Hovenier dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë,  Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim përveçse se është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, Haradinaj ka konfirmuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të planit franko-gjerman.

“E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat