Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se është nisur për në Paris, për të marrë pjesë në Forumi i Paqes.
Ajo në një postim në platformën X, ka thënë se ky forum është shumë i rëndësishëm në kohët kur Evropa po sfidohet me kërcënime.
“Bota duhet të qëndrojë së bashku për të mbrojtur paqen dhe lirinë kundër këtyre kërcënimeve”, ka shkruar ajo.
Në Forumin e Paqes i cili do të mbahet të premten në Paris, pjesëmarrës është edhe kryeministri i Kosovës.