Artan Muhaxhiri, analist, ka bërë një deklaratë interesante.
Ai ka theksuar se në sondazhe Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është gati 50 për qind.
Tutje, Muhaxhiri vlerësoi se kjo fuqi elektorale e Kurtit është arsyeja pse opozitarët nuk kërkojnë zgjedhje.
“Kryeministri Albin Kurti aktualisht edhe në sondazhe bindshëm është afër 50 qind, edhe kjo është ideja që opozitarët nuk po kërkojnë zgjedhjet e reja, edhe ata e dinë i kanë informatat nga tereni që nuk kanë lëvizë”, tha Muhaxhiri.