Kurti në Paris thotë se shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt, por s’ka vdekur si ide – Flet për Thaçin dhe Vuçiqin

Aktuale

Kurti në Paris thotë se shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt, por s’ka vdekur si ide – Flet për Thaçin dhe Vuçiqin

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 09:01 Përditësuar në ora: 12:22 më 11.11.2023
Albin Kurti

Kurti kërkon njohjen nga Indonezia pasi pjesëmarrësi në Forum e pyet për qëllimet e Serbisë ndaj Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ishte folës në një nga panelet e Forumit të Paqes në Paris ku foli për disa tema në lidhje me Kosovën, përfshirë edhe marrëdhëniet e saj me Serbinë.

Një pyetje Kurtit iu parashtrua nga një gazetar i Indonezisë, i cili tha se edhe në vendin e tij ka qenë një çështje e ngjashme e territoreve, por që është tejkaluar nga lidershipet.

“Unë vij nga Indonezia dhe ka një lloj paralele historike, sepse Indonezia ka pasë Timorin Lindor me një ngjarje të dhunshme, sepse lidershipet e dy vendeve përpiqen ta hedhin pas të kaluarën. Pyetja ime: Çfarë mendoni që janë qëllimet e Serbisë për sa i përket Kosovës, ta marrë sërish apo që të krijojë jostabilitet të përhershëm? Çka është qëllimi?”, ishe pyetja për Kurtin.

“Mendoj që në njërën anë, ata duan të shohin ndarjen e Kosovës, do të donin një lloj kompensimi territorial për keqbërjet e tyre, por kjo s’është e mundur. Në anën tjetër, jemi dëshmitarë të përpjekjeve të destabilizimit në mënyrë rrotullues; në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Kosovë. Të gjithë fqinjët e Serbisë. Nganjëherë në vitet e fundit edhe në Maqedoninë e Veriut. Pra, fqinjët e Serbisë, për aq sa nuk janë pjesë e BE-së, nuk janë të sigurt nga Serbia. Dhe kjo duhet të merret parasysh në Bruksel. Janë përfundimisht të hidhëruar shumë me këtë shpërbërjen e Jugosllavisë, sepse kanë menduar që do ta shkatërronin e do ta merrnin gjysmën. Nuk iu doli kjo e tash duan që ato keqbërjet e shekullit XX të kthyera në trishtimin e shekullit 21 të kompensohen duke fituar një lloj ndikimi ose në kryeqytetet fqinje të vendit të tyre ose duke përfituar me territoret e tjera. Është një mendësi tejet e vjetëruar. Besoj që BE mund të na ndihmojë shumë. Mu për këtë procesi i integrimit europian është ajo hekurudha, binarët në të cilët secili prej nesh duhet të jemi”, tha Kurti, i cili pati edhe diçka për të lobuar derisa po i përgjigjej indonezianit.

“Shpresoj që të marrim edhe njohjen nga Indonezia, sepse nuk besoj më që kemi çështje të hapura dhe do të ishte mirë që të fillojmë bashkëpunimin, marrëdhëniet bilaterale këmbimin ekonomik”.

Kurti flet për Thaçin e Vuçiqin, i quan liderë autoritarë që flisnin për shtetet si për prona private

Kryeministri Albin Kurti në një panel në Forumin e Paqes në Paris ku po merr pjesë ka folur sërish për idenë e ndryshimit të kufijve.

Ai thotë ndonëse si plan ka dështuar, si ide ende është gjallë te udhëheqësit e Serbisë.

“Beogradi ka qenë jo fort i lumtur me shpërbërjen e Jugosllavisë që vetë e ka shkaktuar. Tani jetojmë në një epokë ku ky projekti i këmbimeve të tokave dhe territoreve ka dështuar, por besoj që ideja ende s’ka vdekur. Dhe e shoh shumë shpesh kudo që takohem dhe dëgjoj presidentin e Serbisë që flet publikisht apo angazhohet në diskutime në dialog në Bruksel sepse kjo fantazia mund të mos jetë reale në kuptimin e realitetit faktik, por që e kushtëzon të menduarit, sjelljen apo veprimtarinë e palëve.  Njerëzit që kanë parë ëndrra për shumë vite për ndarjen e Kosovës e këmbimin e ndryshimin e kufijve është shumë e vështirë për ta që të braktisin këtë nostalgji e trishtim dhe të angazhohen në zgjidhje që do të ishin demokratike e europiane”, ka thënë Kurti.

Ai këtu ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi si përkrahës të kësaj ideje, derisa e ka quajtur edhe lider autoritar.

“Ka pasë homolog edhe në Kosovë nga një prej paraardhësve të mi, sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë, korrigjim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si familjet e tyre dhe shtetet si prona private”.

Kurti: Shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt, por s’ka vdekur si ide

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në një diskutim në kuadër të Forumit të Paqes në Francë, ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve.

Ai tha se shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt por s’ka vdekur si ide, teksa shtoi se njerëzit që sipas tij, kanë parë ëndrra për shumë për ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve apo ndryshimin e kufijve, e kanë të vështirë ta braktisin atë nostalgji e të angazhohen në zgjidhje që do të ishin demokratike.

“Projekti i këmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë nga një prej paraardhësve të mi sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejt midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si për familjen e tyre që flasin për territoret e shteteve të tyre sikur të ishin prova private”.

“Por, kjo ka pasur një lloj shije feudale që nuk ekziston më, por më duhet të pranojë që përkundër dështimit të projektit, ideja ekziston ende por pa ndonjë gjasë të madhe që të hyjë në fuqi”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për njohjen e Kosovës nga Serbia, nga e cila tha se duhet të ketë edhe njohje de facto edhe de jure.

“Pra, sa më shpejt që të normalizojmë marrëdhëniet me njohje de-facto e de-jure, po them de jure dhe de facto sepse Serbia e njeh Bosnjë dhe Hercegovinën de jure por jo de facto, sepse ka raporte të vecanta me Republikën Srpska që e shfrytëzon pushtetin e vet për të minuar shtetndërtimin demokratik”.

“Ndërsa në anën tonë, Serbia na njeh de facto në shumë aspekte, por jo de jure. Na duhet de jure dhe de facto, dhe njëkohësisht një lloj simetrie në të drejtën e pakicave.  E di që të drejtat e pakicave nuk mund të jenë identike, por edhe ky disbalanci tejet i madh midis vendeve të rajonit shkakton tensione e që mund të jenë atraktive për disa qendra për destabilizim”, tha Kurti.

​Kurti: Grupet terroriste serbe duan t’i ngjajnë Wagnerit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova përveç që duhet të kujdeset për sigurinë për shkak se grupet terroriste serbe, dëshirojnë të shkaktojnë destabelizim, vendi ynë fokusohet edhe për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Për anëtarësim në BE, tha se ka marrë premtim që BE dhe gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor, do të jenë bashkë.

Kurti i bëri këto komente në ditën e dytë të Forumit të Paqes në Paris, ku zhvilloi një diskutim në kuadër të temës "Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, i cili u moderua nga Pascal Boniface, drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS).

Ai fillimisht është ndalur te sulmi terrorist i 24 shtator në veri të Kosovës, ku është vrarë polici i Kosovës.

Kurti: Grupi terrorist serb tenton t’i ngjajë Wagnerit

“Sigurisht kanë dashur të shkaktojnë përshkallëzim të një përmase më të madhe ashtu që të mund të krijonin atë kaosin e përgjithshëm si pretekst që ushtria serbe të hyjë në Kosovë. Ushtria serbe ka 48 baza ushtarake për gjatë kufijve tanë, ku gjysma janë të ushtrisë, gjysma tjetër të gjandermerisë....ata kryerës të këtij akti terroristë, shumica e tyre dërmuese janë të lirë në Serbi, duke përfshirë edhe liderin e atij grupi Millan Radojçiq, i cili ka pranuar publikisht që ka pranuar që ka udhëhequr këtë sulm por që është arrestuar dhe liruar pas pak orësh. Për sigurinë e vendit tonë duhet të kujdesemi për këto grupe që duan t’i ngjajnë Wagnerit, që dua të shkaktojnë destabilizim por në anën tjetër duhet të fokusohemi kryesisht te situata gjeopolitike ku nuk kemi kurrfarë alternative sepse nuk duam të kemi alternativë përveç Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por ka edhe vende që bëjnë dhe mendojnë ndryshe, që kjo po e bën situatën më të vështirë sepse është e qartë që Federatës Ruse i ka pëlqyer shumë në Ballkan, të cilat pastaj të cilat kanë efekt përhapës në kuptimin e largimit të vëmendjes nga agresioni që kanë filluar para dy vitesh ”, tha ai, derisa përmendi kërkesën e sekretarit të shtetit amerikan për tërheqjen e trupave serbe nga afërsia me Kosovën.

E kur është pyetur nëse ka fituar betejën ndaj korrupsionit, Kurti tha se korrupsioni përfaqëson kërcënim nacional ndaj sigurisë

Kurti: Korrupsioni është kërcënim nacional ndaj sigurisë

“Korrupsioni përtej që është padrejtësi apo që është i dëmshëm ndaj ekonomisë dhe vet shoqërisë, ai po ashtu përfaqëson kërcënim nacional ndaj sigurisë, sepse autokrat të ndryshëm duan ta përdorin atë plagën e korrupsionit për përpjekjet e tyre të destabilizimit, pra kur e ke një lider të korruptuar të një departamenti në ministri apo agjenci shtetërore, ke një lloj cenushmerie për sigurinë e atij institucione, pra duhet ta shohim rrezikun e korrupsionit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare, jo vetëm në kuptimin e shkeljes së ligjit dhe dëmtimit të ekonomisë“, tha ai.

Kurti tha se nga BE kanë dy premtime, fillimisht për planin e zgjerimit nga BE, ku janë paraparë 6 milionë euro për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kurti: Kemi premtim që 2030 është viti që BE dhe Ballkani Perëndimor bëhemi bashkë

“Kemi edhe një premtim apo zotim nga presidenti Charles Michel që 2030 është viti në të cilin BE dhe Ballkani Perëndimor bëhemi bashkë në këtë rrugëtim të gjatë, pra kemi kohë dhe substancë dhe besoj që duhet ta përdorim këtë që të futemi në këtë shteg që është i pakthyeshëm për ata që duan të jenë në BE“, tha ai.

Sipas tij, çdo i treti qytetarë i Kosovës jeton në vendet e ndryshme të botës, ku kontribuojnë në ekonomi, sport e kulturë.

Kurti: Serbia dëshiron ta shoh ndarjen e Kosovës, BE-ja mund të na ndihmojë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Serbia dëshiron ta shoh ndarjen e Kosovës.

Kështu ka thënë ai gjatë pjesëmarrjes në diskutimin me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një botë më të sigurt”.

“Mendoj se njërën anë ata duan ta shohin ndarjen e Kosovës, do të donin një lloj kompensimi territorial”, ka thënë kryeministri Kurti.

“Fqinjët e Serbisë për aq sa nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian nuk janë të sigurt nga Serbia. Janë përfundimisht të hidhëruar me shpërbërjen e Jugosllavisë sepse kanë menduar që do ta shkatërronin dhe ta merrnin gjysmën e saj”.

Sipas tij, tani Serbia dëshiron të kompensohet duke fituar një lloj ndikimi në kryeqytetet e vendeve fqinjë ose duke përfituar territore.

“Besoj që Bashkimi Evropian mund të na ndihmojë shumë. Procesi evropian është shtegtimi që na ndihmon”, është shprehur kryeministri Kurti.

Kurti në Paris: Qëllimi i sulmit të 24 shtatorit ishte përshkallëzim i situatës në mënyrë që ushtria serbe të hynte në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në ditën e dytë të Forumit të Paqes në një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë është kryer nga një grup terrorist dhe qëllimi ishte përshkallëzim i situatës në mënyrë që ushtria serbe të hynte në Kosovë.

Kurti në diskutimin “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt” i cili po moderohet nga Pascal Boniface, drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS) tha se Serbia ka 48 baza ushtarake përreth kufijve me Kosovën dhe gjysma e tyre janë të ushtrisë dhe gjysma të xhandarmërisë.

“Më 24 shtator patëm sulm nga një grup terroristit, paramilitar nga Serbia në veri të vendit tonë, ku vranë një polic të Kosovës dhe sigurisht që kanë dashur të shkaktojnë një përshkallëzim të një mase më të madhe dhe të krijonin kaos si pretekst që ushtria serbe të hynte në Kosovë…” tha Kurti.

Sipas Kurtit, edhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se ky masivizimi i trupave serbe përreth kufirit me Kosovën është i papranueshëm.

Sipas tij, shumica dërmuese e sulmuesve të 24 shtatorit vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi, duke përfshirë edhe liderin e grupit, Milan Radoiçiqi i cili e ka pranuar se ka udhëhequr sulmin.

“Ai është arrestuar dhe liruar pas pak orësh…”, tha ndër të tjera Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat