Dita e Veteranit në ShBA, Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Aktuale

Dita e Veteranit në ShBA, Haradinaj: Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 10:12
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 11 nëntorit, Ditës së Veteranit në ShBA.

“Me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Veteranit, përkujtojmë guximin dhe sakrificën e veteranëve të luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ne, populli i Kosovës i jemi përjetësisht falënderues për shërbimin e tyre, shërbim i cili ndihmoi lirinë dhe paqen në botë, por sjelli lirinë edhe në Kosovë. Heronjtë amerikanë janë edhe heronj të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat