Policia e Kosovës ka konfiskuar të premten 100 riga për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Banjë të Zubin Potokut.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
Sipas tij, kontrolli është kryer pas ankesave të qytetarëve se po kanë probleme me rrjetin elektrik në atë zonë.
Kujtojmë, Policia e Kosovës në bashkëpunim e koordinim me Doganën e Kosovës, në vazhdën e angazhimeve operative, në luftën kundër kontrabandës së mallrave dhe aktiviteteve tjera te paligjshme, më 10.11.2023, kanë zhvilluar aktivitet dhe kryer kontrolle në dy lokacione në pjesën veriore të vendit.