Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Paris.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.
“Diskutuam progresin e shpejtë ekonomik e demokratik të Kosovës, të njohur gjerësisht edhe nga organizatat ndërkombëtare, dhe përsërita përkushtimin tonë për anëtarësim në BE e NATO si objektivat tona kryesore strategjike.” – ka shkruar kreu i pari i qeverisë së Kosovës.
Pleased to meet w/ U.S. Asst Secretary of State O'Brien, who confirmed 🇺🇲's ongoing support of 🇽🇰. We discussed Kosova's rapid economic & democratic progress—widely recognized by int'l orgs—and I reiterated our commitment to EU & NATO membership as our chief strategic objectives. pic.twitter.com/0uxzRcTRK0
— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2023
Kujtojmë se, ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O’Brien do të udhëtojë për në Paris, Francë dhe Bruksel, Belgjikë, nga 9 deri më 14 nëntor 2023.
Në komunikatë u bë e ditur se në Paris do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris e ku do të takohet për herë të parë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.