“Adoloshent”,”këlysh i shefit”, Drejtori i Përparim Ramës me gjuhë të ashpër ndaj Hekuran Muratit

Aktuale

“Adoloshent”,”këlysh i shefit”, Drejtori i Përparim Ramës me gjuhë të ashpër ndaj Hekuran Muratit

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 21:39
Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi

Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi e ka quajtur “këlysh i shefit” dhe adoleshent, ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Kjo pas debatit të fundit lidhur me buxhetin e kryeqyteit.

Xhaferi tha se prej kësaj qeverie kanë pasur vetëm bllokada.

“Kur flet Hekurani, flet Albini! E kur bëhen bashkë k’ta, flet bllokada. Prej kësaj qeverie ne kemi pas vetëm bllokada. Duhet me i ardhë turp këtij adoleshenti kur flet për Prishtinën, e leje ma të flas për përkrahje.

Marrja nuk paska kufi e ky është kampion i bllokadës dhe të pavërtetës bashkë me shefin dhe këlyshat e tij”, ka shkruar Xhaferi në një postim në “Facebook”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat