​Kamionët dhe autobusët, fokusi një javor i policisë që shqiptuan mbi 150 tiketa

Aktuale

​Kamionët dhe autobusët, fokusi një javor i policisë që shqiptuan mbi 150 tiketa

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Njësia për Kontrollin e Autostradave e Policisë së Kosovës, në vazhdim të implementimit të planit operativ “Mjetet e transportit të mallrave dhe të udhëtareve -Kamion & Autobus“, nga data 06 deri më 12 nëntor, ka organizuar pika kontrolli.

Aty ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme me ç’rast janë shqiptuar 153 tiketa trafiku, njëzet e pesë prej tyre për personat juridike.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor, si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.

“Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat