Lajçak nesër në Beograd, do të takohet me Vuçiqin

Aktuale

Lajçak nesër në Beograd, do të takohet me Vuçiqin

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 18:25
Foto nga takimi

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të shkojë nesër në Beograd për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenca serbe ka njoftuar se takimi do të nisë në 11:00.

Lajçak javën e kaluar ishte në Kosovë ku u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Me të u mor vesh që ai dhe kryenegociatori serb të takohen në Bruksel këtë të enjte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat