Zgjedhjet në veri janë planifikuar të mbahen në bazë të udhëzimit administrative për largimin e kryetarëve aktual.
Lidhur me këtë çështje ka një mendim ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.
Ai tha se kjo metodë është humbje kohe dhe nuk ja vlen.
Sipas Kryeziut, kryetarët aktual duhet të japin dorëheqje.
“Ajo është humbje kohe për nxjerrjen e një akti i cili nuk ja vlen, ata për me ardh deri tek zgjedhjet, kryetarët e komunave duhet më sfiduar vetën me dhënë dorëheqje edhe lëshon rrugë për zgjedhjet demokratike komunale. Nëse nuk dhënë dorëheqje duhet me pritë deri të përfundon mandate”, ka përfunduar Kryeziu.