Kurti flet në Vjenë për ngjarjet në Banjskë/ Këtë urdhër ja dhashë ministrit tim të Brendshëm: Asnjë plumb i yni...

Aktuale

Kurti flet në Vjenë për ngjarjet në Banjskë/ Këtë urdhër ja dhashë ministrit tim të Brendshëm: Asnjë plumb i yni...

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 19:09 Përditësuar në ora: 22:02 më 13.11.2023
Albin Kurti

​Kurti tregon si u pajtua për Asociacionin dhe çka e shqetëson te Vuçiqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku është pajtuar t’i nënshkruaj si pako marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe draftin për Asociacionin, megjithatë, tregoi kushtet që i vendosi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e të cilat e shqetësojnë.

Kurti në një bashkëbisedim me drejtoren e Karl-Renner-Institut, Maria Maltschnig, ka thënë se paradoksi është se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje në Ohër dhe Bruksel, por problemi është se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë po për të mos nënshkruar.

“E tash i bije pishman edhe që ka thënë po, ka thënë po në koncept e jo në përmbajtje. E pastaj e kemi edhe aneksin zbatues që ka 12 pika, por së voni kemi pasur edhe një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është sjellë nga pesëshja e të dërguarve speciale, për të cilin i kamë dhënë kritikat e mija. Në takimin me kancelarin gjerman dhe presidentin e Francës, ata theksuarin urgjencën e zgjedhjes së kësaj çështje dhe thash përkundër kritikave që kam ndaj draftit për asociacionin që është më i mirë se sa ai i 2013 apo 2015, edhe pse nuk është aq i mirë sa do ta shkruaja unë vet ose sa do të dëshiroja, thash po e nënshkruajmë sonte marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe këtë draft në një pako dhe i kërkova kancelarit gjerman dhe presidentit të Francës, statusin e kandidaturës dhe partneritetin e paqes, por presidenti Vuçiq, pasi pati takim me të njëjtit njerëz tha se nuk mund ta nënshkruaj në të njëjtën letër me kryeministrin Kurti. Duhet t’i kemi dy dokumente të ndara, unë nënshkruaj me BE-në. Serbia nënshkruan me BE-në, unë nuk kam konflikt me BE-në, a do të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, sigurisht që duhet ta nënshkruaj, këtë e ka bërë edhe me paraardhësit e mi, Thaçi dhe Mustafa, dhe unë me kryeministren Bërnabiq kam nënshkruar , pra nuk është që nuk ka precedent të nënshkruajmë dhe ta zbatojmë, por pastaj përkundër refuzimit tradicional për të nënshkruar ai kërkoi edhe një letër anësore që do t’i dërgoheshin ndërmjetësve, ku thuhej se Serbia nuk do ta njeh kurrë Kosovën, nuk do të ketë ulëse në OKB për Kosovën, sikur të varej nga ai kjo dhe e treta nuk ka respektim të integritetit territorial dhe kjo më brengos, kjo është gjë e re, kjo është shkelje e drejtpërdrejt e marrëveshjes bazë. Çfarë dua të shoh është që miqtë e mi që e kanë ndërmjetësuar këtë dialog dhe janë referë kur ka shkelje të marrëveshjes , ku ka shkelje të secilin enën, ata duhet të fishkëllejnë , kur ka shkelje, kur ka faull duhet të fishkëllehet. Ka kaq shumë shkelje që nuk po merren parasysh dhe këtu kemi ngecur“, tha ai, duke shpresuar se do të gjendet ndonjë rrugë e duhur për nënshkrimin e marrëveshjeve.

Ai tha se tanimë duhet ekstradimi i grupit të Radojçiqit dhe arrestimi i pjesëtarëve të dy organizatave serbe që Kosova i ka shpallur si terroriste.

Kurti përmendi vendosjen e barrikadave, lëndimin e 90 ushtarëve të KFOR-it, rrëmbimin e tre policëve dhe vrasjen e rreshterit, Afrim Bunjakut, tha se Kosovës nuk i duhet episodi i pestë, por ajo që duhet është mbështetja e BE-së dhe SHBA-së që duhet qartësisht, pafund sepse shenjat e gishtërinjve të Beogradit zyrtar janë mbi çdo gjë që ka ndodhur më 25 shtator.

Kurti në Vjenë për ngjarjet në Banjskë: Urdhërova ministrin e Brendshëm, asnjë plumb i yni nuk u gjuajt në murin e manastirit

Kryeministri Albin Kurti kërkoi ekstradimin në Kosovë të Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të cilat kanë kryer akt terrorist në Kosovë duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë.

Radoiçiq në Serbi, sipas Kurtit, është mbajtur vetëm dy orë nga policia dhe është liruar. E për ekstradimin e tij dhe grupit kriminal, kryeministri kërkoi edhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Këto komente kryeministri Albin Kurti i bëri në një intervistë në Vjenë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Ai tha se janë konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim, makina të blinduara e pajise të rënda ushtarake. Po ashtu Kurti përmendi edhe skenarët që Serbia kishte planifikuar t’i përdorte në Kosovë, duke vrarë edhe pelegrinët në Manastir, por edhe klerikët. E po ashtu Serbia kishte planifikuar që do ta përdormi edhe ushtrinë, por kjo nuk ndodhi dhe Serbisë i dështuan planet, tha Kurti.

“Urdhri im për ministrin e Brendshëm ishte zero viktima te civilët, asnjë plumb nga policët tanë në murin e manastirit. Çfarë na duhet tani është ekstradimi i këtij grupi të Milaln Radoiçiqit. Ai është paraburgosur  për pak orë dhe është liruar menjëherë. Brigada  Veriore dhe Mbrojtja Civile , dy organizata terroriste të shpallura të tilla më 20 qershor të këtij viti. Tani na duhet ekstradimi i Radojçicit”, tha Kurti.

Liberalizmi është shumë i dobishme, por edhe shumë i vonuar, pasi që Kosova i ka plotësuar kushtet vite më radhë, e tash na duhet integrimi në BE, marrja e vendit kandidat dhe shpresoj që me zell i përgjigjemi pyetjeve të BE-së. Po ta fitonim liberalizimin para disa viteve ishte ngjarje e madhe, tanimë nuk është e madhe.

Kurti këtu foli edhe për punësimin jashtë vendin, për tregun e punës, por edhe për remitencat.

Në pyetjet edhe para gazetarëve, kryeministri tha se është hera e tretë që merr pjesë në këtë diskutim, derisa tha se brenda pak ditësh arrin në përmbushjen e dy të tretave të mandatit të tij si shef i qeverisë, ndërsa këtë periudhë e konsideroi të suksesshme.

“Që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, kemi pasur edhe përparim ekonomik edhe demokratik. Kemi pasur rritje ekonomike prej 10 .6 % të bruto produktit vendor në vitin 2021, në vitin 2022 ishte 5.2%, ndërsa në këtë vit 3.8% rritje reale”, deklaroi Kurti, i cili foli edhe për eksportin, krizën energjetike dhe zhvillimet tjera ekonomike në rajon.

Kurti: BE është projekti më i madh pas Luftës së Dytë Botërore dhe unë besoj në BE

Kryeministri Albin Kurti tha beson që Bashkimi Evropian është projekti më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore dhe shtoi se kjo gjeneratë nuk mund të shpikë diçka më të mirë.

Megjithatë, Kurti në një intervistë në Forumin Ekonomik të Vjenës me temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”, tha se kjo nuk do të thotë që reformat nuk janë të nevojshme kombinuar me zgjerim.

“Procesi i Berlinit na përgatit për BE, Kosova ka bërë hapin më të madh përpara edhe duke u shënuar nga raporti për vendin i BE-së duhet të matet në vite jo në dekada, na duhet çdo lloj ndihme që mund të na jepni duke përfshirë edhe Austrinë, unë besoj në BE si projekti më i rëndësishëm dhe i vlefshëm i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, gjenerata jonë nuk mund të shpikë diçka më të mirë, reformat nuk do të thotë që nuk janë të nevojshme..kombinuar me zgjerimin së jashtmi”, tha Kurti.

Ndërkohë, Kurti ka treguar edhe qeverisjen e tij përgjatë dy viteve duke përmendur rritjen ekonomike, punësimin e të rinjve, pakon e rimëkëmbjes ekonomike, e disa vendime tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat