Çun Lajçi, Kurtit: Albin vendos: - a me ra qeveria a me u krijua Republika serbe n’veri!

Aktuale

Çun Lajçi, Kurtit: Albin vendos: - a me ra qeveria a me u krijua Republika serbe n’veri!

Nga: A.SH Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 22:32
Albin Kurti, Çun Lajçi

Çun Lajçi ka reaguar pas aksionit të PSD-së para Qeverisë.

PSD ka paraqitur një flamur me hatrën e Kosovës, me pjesë të ngjyrosura në të kuqe dhe dy yje.

Ai ka thënë se nëse kjo është e vërtetë, atëherë Kurti duhet ta përmbysë qeverinë, për të mos lejuar të krijohet Republika serbe në veri.

Postimi i plotë:

Albin

Qeky sokolani po thotë se nga sot flamuri ynë ka vetëm 2 yje, se ti lum djali e paske zhba Republikën e 2008-tës me pranimin e asociacionit, madje-madje po thotë se edhe kufijtë e brendshëm kan ndryshua!

- M’thuej lum Albini, çka ka këtu të vërtetë se kjo rradaka ime po don me pëlcitë si pjepni kur piqet fortë!

N’qoftëse asht kështu siç po thotë ky e tri partitë tjera, ma mirë t’bjen me marrë ikën pa knua gjelat e parë e nëse asht e kundërta atëherë këtyne kanxhallozave po u bika me ikë prej Kosovës me autobusin e fundit për … !?

Albin, vendos: - a me ra qeveria a me u krijua Republika serbe n’veri!

- Unë po them; - ma mirë përmbyse Qeverinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat