Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, ka takuar sonte presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ai i ka dorëzuar sot, letrat kredenciale të emërimit të tij.
Kjo ceremoni, u zhvillua nga Protokolli i Shtetit në Pallatin presidencial Elysse.
Momentin e dorëzim-pranimit, ambasadori Halimi, e ndau edhe përmes platformës X.