Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj

Aktuale

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 14:15
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Malaj.

Fillimisht ministri Sveçla e uroi z. Malaj për emërimin e tij për postin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve që do të vazhdojnë edhe më tutje, për zbatueshmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara mes institucioneve të rendit dhe sigurisë mes dy vendeve e në veçanti për thellimin e
mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Në fund të takimit ministri Sveçla dhe ambasadori Malaj u dakorduan për angazhim të mëtejmë në avancimin e politikave në shërbim të rendit, ligjit dhe qytetarëve të vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat