Anton Quni, që në zgjedhjet e kaluara hoqi dorë në momentin e fundit nga kandidatura, këtë herë nuk do të kandidoj për t’i prirë LDK-së.
Ai në një përgjigje tha se Lumir Abdixhiku do të rizgjedhet për një mandat të plotë.
“Jo, unë nuk kandidoj. Ende askush nuk ka shpallë kandidaturë. Por, supozoj se z. Abdixhiku do të kandidoj dhe do të rizgjedhet për një mandat të plotë”, deklaroi nënkryetari i LDK-së, Anton Quni.
Ani pse thotë që deri tani vetëm Abdixhiku është kandidat, një bashkë partiak i tij thotë se do të kandidojë për kryetar.