Avokati: Ndërkombëtarët t’ia tërheqin veshin Serbisë sepse është palë destruktive, Kurti po e tepron me gatishmërinë e tij për të nënshkruar

Aktuale

Avokati: Ndërkombëtarët t’ia tërheqin veshin Serbisë sepse është palë destruktive, Kurti po e tepron me gatishmërinë e tij për të nënshkruar

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 17:52
Valdet Hoxha

Avokati Valdet Hoxha, ka thënë se partnerët ndërkombëtarë do të duhej që t’ia tërheqin “veshin” Serbisë për shkak se sipas tij është pala destruktive, ndërsa siç thekson ai kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e tepron me gatishmërinë e tij për të nënshkruar.

Në emisionin “Five”, ku po diskutohet për draft-statutin e asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, Hoxha ka thënë se kjo temë kërkon një urgjencë që ka një bazë e këtë e konfirmon edhe ekzistimi i draftit të statutit.

“Kjo temë kërkon një urgjencë që ka një bazë e këtë e konfirmon edhe ekzistimi i draftit final të statutit,  ka një urgjencë rreth kësaj teme që është çështje muajsh sepse janë zgjedhjet në Serbi. Partnerët ndërkombëtarë do të duhej që këtë urgjencë që po e kërkojnë nga ne, do të duhej t’ia tërheqin veshin Serbisë sepse ajo është pala destruktive. Kurti po e tepron me gatishmërinë e tij për të nënshkruar ndërsa pala tjetër reziston dhe ka dalë hapur se nuk do të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare”, tha ai.

Se a është ky draft i pranueshëm për Kosovën, Hoxha thekson se i njëjti është thikë me dy teha.

“Si statut i Asociacionit, si temë ndoshta nuk do të ishte i nevojshëm sepse komunitetet tjera në vend i kanë të gjitha të drejtat por tashmë është fakt i kryer. Ideja është që të kemi një Asociacion që në të ardhmen mos të shndërrohet në problem të zhvillimit dhe ekzistimit të vetë shtetit”.

“Statuti aktual që po e shohim, besoj që është i përafërt, është thikë me dy teha në aspektin juridik ka disa siguresa nëse e shohim nga përkufizimet ku përmendet në mënyrë të kristaltë Republika e Kosovës, Gjykata Kushtetuese, Presidenca, i jep një kristalizim ekzistimit të shtetit të Kosovës por pastaj rreziqet janë brenda neneve të caktuara sidomos te vegëza, amandamentimi i statutit pasi tëkonstituohen organet e Asociacionit”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat