Memli Krasniqi: Kurti e ka të ndaluar të shkojë në ShBA

Aktuale

Memli Krasniqi: Kurti e ka të ndaluar të shkojë në ShBA

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 21:28
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti e ka të ndalur të shkojë në SHBA.

“Pse s’ka shku atje, unë kam shkuar atje, ata kanë anuluar takimet në SHBA”, tha Krasniqi.

Krasniqi i ftuar në emisionin “Politiko”, ka thënë se ka lobuar në heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“A ka më dhimbshëm që sot BE-ja vendos me ja hap negociatat Ukrainës që është në luftë. Bjellorusisë që ka probleme si ne me veri, Bosnjës dhe  që është shumë më e varfër se ne kurse Kosovës nuk ia trajtojnë as aplikacionin”, ka thënë tutje Krasniqi duke fajësuar Kurtin për regres në shumë fusha.

Sipas tij ky draft është si pasojë e gabimeve të kryeministrit Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat