Opinionisti Armand Shkullaku vlerëson se kryeministri Albin Kurti para se ta nënshkruaj marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe do të kërkojë votëbesim nga elektorati.
Sipas Shkullakut, Kurti ka ardhur në pushtet duke u thirrur pikërisht në mospranimin e këtij Asociacioni.
“Ai (Albin Kurti) ka ardhur kundër Zajednicës, tash ai s’mund të nënshkruajë zbatim dhe krijim të Zajednicës, pa marrë votëbesim nga elektorati”, ka thënë Shkullaku i ftuar në Rubikon.
“Kurti ka një kontratë me elektoratin e tij, dhe në pikat kryesor ka qenë kundër Zajednicës, ai nuk mund të nënshkruajë zbatim të Zajednicës pa marrë okej nga ata që e kanë votuar, se është tradhti ndaj atyre që e kanë votuar”.
“Do të dali në fushatë dhe do të kërkoj legjitimit elektoratit për të firmosur diçka që ka qenë kundër dhe 51 për qind e kosovarëve e kanë votuar Albin Kurtin se ka qenë kundër”.