Ramabaja: Asociacioni është autonomi për serbët në Kosovë

Aktuale

Ramabaja: Asociacioni është autonomi për serbët në Kosovë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:11
Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja, analist në “Pressing” ka folur të martën për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ramabaja ka thënë se Kosova ka përfunduar të marrëveshja më e mirë të mundshme.

Por ai thotë se ka autonomi, e quan si autonomi të qeverisjes lokale.

”Kemi përfundu te një marrëveshje më e mirë e mundshme, por që nuk do të thotë se nuk është autonomi. Kemi të bëjmë me një autonomi të qeverisjes lokale”, ka thënë Ramabaja.

Ai ka shtuar më tutje se kjo nuk është një OJQ tipike, por një organizatë siç e quan ai “pak a shumë qeveritare”.

”Nuk është mirë që është kriju sepse e cenon unitetin e Republikës, e cenon edhe të drejtat e minoriteteve të tjera. Nuk është OJQ tipike, është një organizatë që pak a shumë qeveritare”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat