Natyra Kuçi e PSD-së deklaroi se analisti Sadri Ramabaja e ka quajtur “bebe”, gjatë kohës sa panelistët e tjerë po flisnin në debat.
Teksa po diskutohej për draft-statutin për Asociacionin, Natyra Kuçi mori fjalën dhe tha: “Në momentin që ishin t’u folë (panelistët), Ramabaja ma bojke mo mole beba nihere”.
Analisti Ramabaja nuk e mohoi deklaratën e saj, por tha: “Po de se fole diçka keq, s’e ke lexu the hiç (draft-statutin)”
Natyra Kuçi: “Ramabaja është ky burri që kur i prishet terezia pak me fakte lëshohet në ofendime, beba nihere”.
Sadri Ramabaja: “Ti the s’e ke lexu (draft-statutin), unë e kam lexu jo një herë po tri herë. Nëse thua diçka të tillë praktikisht del si foshnje”.
Natyra Kuçi: “T’i ki nevojë për ndihmë profesionale”.
Sadri Ramabaja:“Jo t’i ke nevoje met çu në Shtime”.
Natyra Kuçi: “T’i mua nuk mundesh mem thanë bebe..Shtimja nuk është kurgjë e keqe, njerëzit shkojnë atje, nuk bëjne propagandë”.