Bajrami: Kur dëgjon fjalimet e Kurtit ke përshtypje që po jetojmë në dy universe paralale

Aktuale

Bajrami: Kur dëgjon fjalimet e Kurtit ke përshtypje që po jetojmë në dy universe paralale

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 23:16
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Kurti tha dje ne Vjenë se për tre vjet qeverisje, qeveria e tij ka shtuar nga një miliard në ekonomi, teksa ka shtuar se qeveritë e kaluara për tre vjet shtuan një miliard.

Bajrami tha se deklaratat e tilla vijnë nga një univers paralel.

”Me dëgju fjalime të tilla ke pershtypje që po jetojmë në dy universe komplet paralale, Qeveria, ministrat, eksponentët e VV-së sikur janë në një univers ku me të vërtet ka përparim dhe ne qyetatrët e Kosovës, duke i përfshirë edhe partitë opozitare”, tha ndër tjera Bajrami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat