Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, tha se me platformën e punësimit të Qeverisë së Kosovës “Superpuna”, janë punësuar rreth 7 mijë qytetarë.
Korenica tha se qeveria duhet të bëjë përpjekje për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë pasi sipas tij ka potencial të madh.
“Përmes financimeve të qeverisë kemi arrit që edhe të rritet punësimi me ‘Superpuna’, mbi 7 mijë të punësuar me këtë platformë por kjo është vetëm një formë e punësimit, mundësitë janë të pakufishme por e kuptojmë që edhe situatën si shtet e kemi pak delikate në kuptimin e dialogut me Serbinë që investitorët kanë hamendësuar shpeshherë a të investojnë apo jo. Por neve na takon që të bëjmë më së shumti atë që na takon.
Aty ku duhet të kritikohet duhet ta kritikojnë me vend sepse i shërben qeverisë që të përmirësohet dhe të jetë prapë në shërbim të qytetarëve”, tha ai.