Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel.
Ai atje po merr pjesë në tryezën për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe.
Në tryezë Krasniqi tha s , është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër.
“Po ashtu, ritheksova qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës. PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”, ka thënë ndër të tjera ai.
Postimi i tij i plotë:
Vizitën zyrtare në Bruksel e nisa me pjesëmarrjen në tryezën për Ballkanin Perendimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe.
Pata kënaqësinë që, në margjinat e takimit, të diskutoj dhe të shkëmbej qëndrime të vlefshme me Ilhan Kyuchyuk, Bashkë-presidentin e ALDE, Stéphane Séjourné, President i Renew Europe dhe Janez Lenarçiç, Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave.
Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së. Në këtë proces, është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër.
Po ashtu, ritheksova qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës. PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.