Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Özkan Ulutaş me të cilin ka biseduar mbi angazhimet aktuale të FSK-së dhe planet e zhvillimit në vijim.
Gjeneralët, po ashtu, shkëmbyen diskutime edhe rreth zhvillimeve të sigurisë në vend dhe rajon.
Jashari dhe Ulutaş, konfirmuan gatishmërinë për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të FSK-së dhe KFOR-it, dhe u zotuan që kjo të jetë në funksion të sigurisë dhe paqes në vend dhe me gjerë, thuhet në njoftimin e FSK-së.