Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Kuvendit të Malit të Zi e Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike, Genci Nimanbegu.
Gjatë takimit, Kryeministri Kurti njoftoi përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi për situatën politike dhe ekonomike në vend, e po ashtu u diskutua dhe situata në rajon.
Kryeministri Kurti e përgëzoi z. Nimanbegu për punën e tij të vazhdueshme për shqiptarët e Malit të Zi e veprimtarinë në fushat të cilat janë me interes.
U fol dhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/November/15/auto_15.11.2023_ZKM_41700079840.jpg)