Arifi i bindur se Kurti nuk do ta pranojë draft-statutin e Asociacionit

Aktuale

Arifi i bindur se Kurti nuk do ta pranojë draft-statutin e Asociacionit

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 22:15
Dritëro Arifi

Politologu, Dritëro Arifi shprehet i bindur se kryeministri Albin Kurti nuk do ta pranojë dhe në të njëjtën kohë do të kërkojë ndryshime në draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Arifi përmend dy nene të këtij drafti, të cilat sipas tij, nëse zbatohen “janë çmenduri në vete”, pasi u sjellin serbëve kompetenca ekzekutive.

“Sidomos neni 13 dhe 14, ai për me u zbatu në praktikë ka me qenë çmenduri në vete. Aty thotë rrjeti arsimor dhe shëndetësor, mirëpo shumë ka cinizëm aty dhe shumë paqartësi sepse djalli është në detaje. Sepse kur thu rrjeti arsimor serb, çka nënkupton, nivelin fillor, të mesëm, universitet, nuk e dimë, të gjithë. Kur thotë të gjithë, çka i bjen? I bjen që serbët kanë kompetenca ekzekutive dhe në arsimin e lartë…nuk është qartësu asgjë. Prandaj mendoj që ky draft, nuk besoj që kalon. Unë besoj që Kurti nuk e pranon këtë, jam i bindur. Nuk e besoj që e pranon në këtë formë që është”, deklaroi ai.

“Atij ia kanë pru, por ai ka me i kërku ndryshimet e duhura”, shtoi politologu Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat