Dalja e parë publike e UÇK-së, Murtezaj tregon si iu erdhi njoftimi për mbajtjen e fjalimit të famshëm

Aktuale

Dalja e parë publike e UÇK-së, Murtezaj tregon si iu erdhi njoftimi për mbajtjen e fjalimit të famshëm

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 22:31
Xhafer Murtezaj

I ftuari i radhës në emisionin “Fakte me Adnan MEROVCIN” ka qenë veprimtari i njohur Xhafer MURTEZAJ, i cili ndër tjera si një njohës i mirë i krejt kësaj ngjarje foli edhe për daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës.

Siç tashmë dihet, edhe Murtezaj tha se ngjarja e cila bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetin e saj, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci nga forcat serbe.

Siç thotë Murtezaj, njoftimi se UÇK-ja do të dalë publikisht i erdhi teksa po bënin përgatitjet për ceremoninë e varrimit të mësuesit Halit.

“Më 27 biseduam me Avdylin, vëllain e tij, dhe vendosëm mos me e varros më 27 por më 28 nëntor, me u bë një masivitet. Ne jemi kanë në Këshill për Varrosje duke e bërë skenarin qysh me e bë [organizimin], me ia dhënë fjalën  ka ardhë dikush prej 7 vëllëzërv [Geci] kush ka ardhë nuk e di, na tha kanë me fol edhe këta të UÇK-së”.

“Foli Idrizi, unë, Fatmir Sejdiu, Rexhep Abdullahi, Rexhep Gjergji është kanë duke folë edhe kanë ardhë  ata, e kanë ndërpre, ia kemi dhënë fjalën. Dy kanë qenë me maska, Rexhep Selemi, Daut Haradinaj ka qenë i zbuluar, sepse nuk e ka njoftë kurrkush”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat