Ish zëvendësministri i brendshëm, Selam Shkodra, duke folur për protestën e policëve, tha se rasti që ata kanë protestuar në mënyrë publike para Qeverisë së Kosovës është rast unik, dhe se beson që ka qenë një gabim i të gjitha palëve që e kanë sjellë situatën deri këtu.
“Ky është rast i rrallë. Nuk ndodh thuajse në asnjë vend normal. Ata mund të kenë forma të protestave, por të gjitha format e protestave zhvillohen brenda institucioneve dhe kampeve të tyre ku ata kanë përqendrimin e tyre”.
“Me gjasë ka munguar dëgjueshmëria, pra kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar për kohë te gjatë dhe të njëjtit kanë zgjedhur atë rrugë, por nuk mendoj që ka qenë e duhura”, deklaroi Shkodra.
Ai shtoi se do të duhej të gjendeshin kanale komunikimi dhe të arsyetohen ato kërkesa për të cilat tha se mendon që janë të drejta.