Gazetari serb, Branislav Kërstiq, duke diskutuar mbi jetën e qytetarëve serbë në veri, ka thënë se në veri shumica e qytetarëve e kanë ndjenjën që janë të burgosur nga shteti i Kosovës.
“Kemi një atmosferë ku shumica e qytetarëve e kanë ndjenjën që janë të burgosur nga shteti i Kosovës”, tha Kërstiq.
Sipas tij në veru është një situatë ku 18 muaj bankat nuk janë duke dhënë shërbime për kreditë individuale dhe biznesore.
Kërstiq tha po ashtu se sipas marrëveshjes së Ohrit e kanë të nevojshme që brenda policisë të këtë serbë.