Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka dhënë detaje rreth draft statutit të Asociacionit, që po përfolët ditëve të fundit në mediat shqiptare, ndërsa analistët po pretendojnë se e kanë zbuluar këtë, por sipas BE-së ende nuk ka dalë publik ky dokumet.
“Lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, mund të kujtojmë vetëm se një propozim i ri i balancuar evropian për krijimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit partnerëve përkatës nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun në Beograd, në Prishtinë gjatë vizitës së saj në rajoni në fund të tetorit dhe u diskutua më pas me të dyja palët në takimin e «liderëve» në margjinat e Këshillit Evropian muajin e kaluar…” ka thënë Stano për gazetën zvicerane Le Canton27.ch.
Për çfarë arsye po mbahet sekret ky dokument?
“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik ndërsa përpjekjet diplomatike vazhdojnë. Ne kurrë nuk transmetojmë dokumente zyrtare që janë objekt diskutimi dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët tanë, siç është praktika e zakonshme në ndërmjetësimin ndërkombëtar, që ta zhvillojnë procesin në mënyrë konfidenciale”, ka thënë Stano.
“Është gjithashtu politika jonë e kahershme që të mos komentojmë rrjedhjet e supozuara ose raportet e mediave që pretendojnë se e kanë parë ose publikuar dokumentin”, ka shtuar Stano.
Zëdhënësi i BE-së thekson se, do të njoftojnë çdo takim të ardhshëm të dialogut të nivelit të lartë.