Kurti takon politikanen nga Bosnja e Hercegovina, dalin detaje nga diskutimet

Aktuale

Kurti takon politikanen nga Bosnja e Hercegovina, dalin detaje nga diskutimet

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 19:42
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sabina Çudiq.

Ata kanë diskutuar për mundësitë dhe format e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për potencialin e këtij bashkëpunimi për qytetarët e të dyja vendeve, si dhe për situatën në rajon në kohë të krizave të shumëfishta në Evropë dhe botë.

“U theksua edhe nevoja e udhëtimit të lirë ndërmjet dy vendeve, e që marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në kuadër të Procesit të Berlinit më së miri e adreson, si hap i rëndësishëm i përafrimit dhe rritjes së shkëmbimit ndërmjet shtetasve të Kosovës dhe Bonjës dhe Hercegovinës.

Kryeministri Kurti e përgëzoi deputeten Ćudić për qëndrimet e saj, e falënderoi për vizitën, dhe i ofroi asaj bashkëpunim të mëtejmë”, thuhet në komunikatën e dorëzuar nga Zyra e Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat