Sami Lushtaku vazhdon sulmet ndaj Albin Kurtit: Është tradhtar i këtij vendi, nuk e dëshiroj luftën

Aktuale

Sami Lushtaku vazhdon sulmet ndaj Albin Kurtit: Është tradhtar i këtij vendi, nuk e dëshiroj luftën

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 19:51
Sami Lushtaku dhe Albin Kurti

Ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka thënë se derisa nuk e ka parë draftin e Asociacionit nuk dëshiron të paragjykon asgjë rreth kësaj çështjeje.

“Ne nuk e dimë ende se në çfarë mënyrë është pranuar Asociacioni, prandaj nuk du me paragjyku asgjë. Është obligim dhe detyrë e Albinit me tregu këtë draft”, ka thënë Lushtaku.

I, pyetur se a mund të sjellë Asociacioni luftë, Lushtaku ka pohuar se nuk e dëshiron luftën.

“Unë me të tregu drejt jam larg luftës, e kam problem luftën. Unë nuk e di a do të ketë luftë, apo s’do të ketë luftë. Unë nuk e dëshiroj luftën, e kam kaluar një luftë dhe nuk e kam qejf më”, ka shtuar ai.

Ndërsa, rreth asaj që kryeministri Albin Kurti tashmë e ka pranuar Asociacionin, Lushtaku ka thënë se ky i fundit është tradhtar i këtij vendi.

 “Mendoj se Kurti është tradhtar i këtij vendi, dhe nuk flas për Kurtin dhe për këtë Qeveri”, ka thënë shkurt Lushtaku.

“Në Kosovë s’mund të ketë luftë”, kryeministri Kurti akuzohet për tradhti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat