Haziri: BE-ja ka prit më shumë se një vjet nga Kosova për të shkruar një draft-statut për Asociacionin

Aktuale

Haziri: BE-ja ka prit më shumë se një vjet nga Kosova për të shkruar një draft-statut për Asociacionin

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 21:49
Lutfi Haziri

Bashkimi Evropian ka pritur më shumë se një vjet nga Kosova dhe Qeveria e Kosovës që ta shkruaj një draft-statut për Asociacionin ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri ka thënë se kjo nuk është bërë nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pastaj është bërë një propozim tjetër.

Sipas deklaratave të Hazirit propozimi tjetër për shkrimin e draft-statutit duhet të bëhej nga një grup ekspertësh të përbërë nga tre përfaqësues kosovarë, tre evropianë dhe tre serbë për të përpiluar këtë draft. Megjithatë, edhe kjo përpjekje ka dështuar.

“BE-ja ka prit me muaj të tërë që Kosova nuk po e merr autorësinë. Ka prit ma shuam se një vjet Kosova me shkru draftin. Nuk është shkruar nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kosovës i është bërë propozimi i dytë, tre puls tre, plus tre. Tre ekspertë të Kosovës, tre evropianë dhe tre serbë me u ulë me bo punu bashkë draftin me ndërmjetimin e BE-së edh kjo nuk është pranuar… Është dërguar dy drafte përmes emisarëve një i Ramës edhe kjo nuk ka funksionu dhe, ka dalë kjo e fundit që BE-ja e ka marrë autorësinë”, ka thënë Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat